Tregtonin ushqime jo të sigurta në Tiranë, gjoba 20 subjekteve!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tregtonin ushqime jo të sigurta në Tiranë, gjoba 20 subjekteve!

Rreth 30 gjoba, ndërprerje aktiviteti, si dhe bllokime të mbi 60 mijë vezëve, 30 kilogramëve mish e rreth 150 kg produkte të ndryshme ushqimore për mungesë etiketash. Ky është rezultat i disa inspektimeve e monitorimeve të kohëve të fundit në Tiranë nga AKU, Autoritetit Kombëtar i Ushqimit. Për t’iu garantuar më shumë siguri konsumatorëve, ndërsa afrojnë festat e fundvitit, AKU zotohet të mos lejojë abuzimet. Masat ndëshkimore u vunë për 20 subjekte në kryeqytet.

Njoftimi zyrtar:

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 33 inspektime dhe monitorime në Tiranë, në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të vezëve, të mishit të pulës, të mishit, në supermarkete dhe pastiçeri.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 20 subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurtë, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kontraetiketës në gjuhën shqipe të produkteve ushqimore të importit, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe vezë të vendosura nëpër kuti pa logon e vulat përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 27 masa administrative me gjobë në vlerën e 2’450’000 lekë, një ndërprerje aktiviteti, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 60.772 kokrra vezë, 30 kg mish në mungesë të vulave dhe certifikatave veterinare dhe 149 kg produkte të ndryshme ushqimore për mungesë etiketimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të qëndrojë pandërprerë në terren, edhe përgjatë festave të fundvitit, në garantim të sigurisë ushqimore për konsumatorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48544 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE