Dy banorë sherr me Zhaklinën dhe Arbërin: Shihemi në gjyq po deshe

vovalbania March 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy banorë sherr me Zhaklinën dhe Arbërin: Shihemi në gjyq po deshe

Gjatë javës Elvisi dhe Qetsori diskutuan për opinionet e Zhaklinës dhe Arbër Hajdarit lidhur me komentin që ata të dy bënë për vetullat e Antonetës.

Zhaklin dhe Arbër këshilluan Elvisin dhe Qetsorin që të tregohen të kujdesshëm kur bëjnë komente të tilla.

Elvisi: Unë e di që nuk ka asgjë personale. Gjeni një fakt kur unë e kam bërë një gjë të tillë.

Qetsori: Ne jemi ndjerë të keqpërdorur deri diku. U ndjemë të ofenduar. Në fund të fundit, duhet të kishim pasur një tekst të filtruar. Ne na duket sikur ishte pak e padrejtë.

Elvisi: Duke ditur ritmin e spektaklit, nuk e zgjata. Unë prita të mbaronte aty diskutimi. Nuk jam këtu as për të bërë lojë, as për të qenë lojtar dhe kush më njeh e di si jam.

Arbër: Ti Qetsor ndaje mendjen, se përpara 4 vitesh në një tryezë, ke thënë që ne jemi të mençur, tani thua që nuk jemi. Unë ty Elvis nuk të kam përmendur fare.

Elvisi: Jo, jo më ke përmendur.

Arbër: Je totalisht i lirë të më hedhësh mua në gjyq. Por, më e rëndësishme është që të fokusohesh te loja.

Elvisi:  Komenti për hedhjen në gjyq, ishte emocionale.

Arbër: Nuk është keq që ta marrim Big Brotherin, për të dhënë mesazhe dhe më vjen keq që ju e cilësoni veten si kavie. Ju jeni për lojë aty.

Elvisi: Unë nuk jam për lojë.

Zhaklin: E para punës, ne nuk gjykojmë por jam opinionet tona. Unë nuk debatova as me Elvisin dhe as me Qetsorin. Kritikat që unë jap, i jap sepse ju vlerësoj. Kjo tregon se unë ju ndjek, tregon se jam pas jush. Nuk më vjen mirë që përgojohem. Unë fola në grup, burra dhe gra. Nuk përmenda emra të përvetshëm. Ne nuk ju kemi përmendur. E keni keqkuptuar.

Arbër: Ti njëherë thua ne jemi të mençuar, tani del e thua gjë tjetër. I keni dal për zot kësaj loje, bëjeni.

Qetsori: Ju keni pozicion kolltuku…

Arbër: Ore, çfarë problem keni me pozicionin tonë. Hajdeni mo, uluni.

Zhaklin: Nuk e kemi përmendur ndonjëherë emrin Qetsor apo Elvis.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47131 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE