75-vjeçari hyn në librin e rekordeve Guinness, ka marrë pjesë në 11 Kupa Bote!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
75-vjeçari hyn në librin e rekordeve Guinness, ka marrë pjesë në 11 Kupa Bote!

Një i moshuar nga Brazili ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi ka ndjekur në stadiume kombëtaren e tij në plot 11 turne të Kupës së Botës. 75-vjeçari Daniel Sbruzzi nga Sao Paolo për herë të parë ndoqi Brazilin në Kupën e Botës që u mbajt në Argjentinë në vitin 1978, ndërsa Botërori i Katarit është i 11-i për të.

Sbruzzi tregon se në shtetet që ai vizitoi gjatë Botërorëve ka çuar dhe një pjesë të traditës së vendit të tij gjatë karnavaleve, ku shfaqej në stadium i veshur si grua. Por në Katar ai nuk mund ta bënte këtë gjë për shkak të kodit të veshjes së turneut. Braziliani shpreson që ta thyejë sërish këtë rekord duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila mbahet njëkohësisht në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, Katari “kërceu tango” me Argjentinën që ia doli të triumfojë 4-2 me penallti ndaj Francës, pas 120 minutash dramatike në “Lusail Stadium”, të cilat u mbyllën në barazim 3-3. Lionel Messi ishte padyshim protagonist për bardhekaltrit, duke shënuar dy gola në finalen e madhe, ndërsa te “gjelat” u pa vetëm Kylian Mbappe, që me tripletën e tij ia doli të çojë Francën deri te penalltitë, por aty u shfaq specialisti i tyre, Emiliano Martinez, që priti goditjen e Coman dhe diktoi rrugëtimin e Kupës së Botës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE