A është ndarë nga Sara Hoxha? Ledri Vula flet për deklaratat e menaxherit, ja mesazhi i reperit për vajzën e tij

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është ndarë nga Sara Hoxha? Ledri Vula flet për deklaratat e menaxherit, ja mesazhi i reperit për vajzën e tij

Ndarja e reperit kosovar, Ledri Vula me Sara Hoxhën bëri bujë në mediat rozë për muaj me rradhë.

E teksa ish-çifti vendosën që të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke mos treguar asgjë, të shumta ishin aludimet e publikut se pse dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, PoemBlu

Së fundmi Ledri ka qenë i ftuar në emisionin “Canape”, ku ka folur rreth jetës së tij profesionale, por reperi nuk iu ka shpëtuar as disa pyetjeve pikante të moderatorit.

“Çfarë po ndodh me Sarën dhe cila është e vërteta?”, e pyeti moderatori, ndërsa Ledri duke qeshur tha: “Atë kam autorizuar Faton Shoshin”, i cili është menaxheri i tij, duke mos treguar më shumë në lidhje me marrëdhënien e tij me Sarën.

Kujtojmë që muaj më parë Shoshi tregoi se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare dhe e vetmja gjë që i mban të lidhur dyshen është e vogla e tyre, PoemBlu.

Gjithashtu Ledri dha një mesazh për PoemBlu kur ajo të rritet: “Merre edhe babin atje në hollywood atje ku je, mos na lër në Kosovë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE