Bazë ushtarake e NATO-s në Porto Romano? Peleshi: Në diskutime! 30 milion euro hua nga Italia për mbrojtjen civile

vovalbania December 19, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Bazë ushtarake e NATO-s në Porto Romano? Peleshi: Në diskutime! 30 milion euro hua nga Italia për mbrojtjen civile

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se qeveria shqiptare është në diskutime me NATO-n për ndërtimin e një baze ushtarake në një pjesë të Portit të ri tregtar të Porto Romanos. Peleshi tha se kjo mund të ndërtohet sipas modelit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

“Një takim i fundit që kam pasur në qendrën e NATO-s në Belgjikë me komandantin suprem të NATO-s gjeneral Cavoli. Një nga pikat e diskutimit ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO të portit ushtarak pranë portit të ri të Porto Romanos. Ky është lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo që i ofrojmë NATO-s që kjo hyrje të jetë sipas standardeve të saj. Që në fazën e projektimit ne jemi duke u konsultuar me NATO-n, paralelisht me dizajnin që do të atashojë burime njerëzore pranë përfaqësisë sonë aty. Krahas konsultave po punojmë edhe për financimin, ka disa opsione financimi. Ka një burokraci që nuk shmanget dot, por ka hyrë në pikat e diskutimit në strukturat e NATO-s kjo mundësi financimi. Kemi një model të ngjashëm që është baza e Kuçovës po ecën me ritme të shpejta, ka qenë një pikë diskutimi, një investim shtesë për të ndërtuar qendrën e kontrollit të trafikut ajror aty, në Kuçovë që mund të kushtojë rreth 20 mijë euro të tjera. Shpresoj që të miratohet. Por mbi atë model mund të ecim me Porto Romanon”.

Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh gjithashtu sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektin për 30 milion euro hua për ngritjen e sistemeve të mbrojtjes civile. Sipas Peleshit ky sistem, do të shtrihet në 12 qarqet ku do të ketë edhe salla operative. Peleshi shtoi se me këtë fond do të mund të blihen edhe dy mjetet ajrore për shuarjen e flakëve, por pa specifikuar se për çfarë mjetesh bëhet fjalë.

“U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile. Më pas në të gjitha prefektuar 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet. Tek 4 qendrat e mbrojtës civile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm.” tha Peleshi.

Pjesa më e vështirë për helikopterët dhe mjeteve të tjera ajrore sipas Peleshit është ajo e mirëmbajtjes. Ai njoftoi se Shqipëria po ndërpret kontratën për remontin e helikopterëve me Italinë dhe do të shihet mundësia që këto helikopterë remontin ta bëjnë në bazat e NATO-s.

“Ne jemi në proces të ndërprerjes së kontratës pra me prishjen e kontratës për helikopterin Kugar që është në Itali. Sapo helikopteri të çlirohet nga kontrata me Italinë, do të shkojë në agjencinë e NATO për prokurimin për të bërë mirëmbajtjen. Ja kemi deleguar MSPA strukturë e NATO. Kemi në gatishmëri, edhe pse 100%. Një Helikopter Kugar është në gatishmëri. Një tjetër për emergjenca mjekësore është në dispozicion të urgjencës. “ tha Peleshi.

Ministri Niko Peleshi, në deklaratën e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u pyet lidhur akuzat e medias malazeze se është thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Porto Romanos në Durrës.

“Nuk kam informacion të mediave malazeze. Nuk e di sa qëndron. Sa media serioze është dhe nuk e di.” u shpreh Peleshi.

Peleshi mes të tjerash theksoi se ka diskutuar me Christopher Cavolin, komandantin suprem të NATO-s, për një bazë ushtarake të NATO në portin e Durrësit.

“Kemi pasur një takim të fundit në qendrën e NATO-s me komandantin suprem të NATOS Gjeneral Kavoli. Diskutim ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO me një hapësirë ushtarake. Është projekt i rëndësishëm. Para një viti kur ai ishte këtu…tha se Durrësi si nyje hyrëse për në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm. Ne po i ofrojmë që porti të jetë sipas standardeve të NATO-s. Po konsultohemi nga NATO. Ai më garantoi se do të sjellë burime njerëzore për konsulta dhe po punojmë edhe për financimin. Edhe mundësia e financimit ka hyrë në diskutimet e NATO-s. Ne kemi biseduar edhe për Kuçovën për të ndërtuar qendrën e vrojtimit ajror.” tha Peleshi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49917 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE