Kryeministri i Kosovës, Kurti: Nuk do t’i lejojmë edhe për shumë kohë barrikadat në veri!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri i Kosovës, Kurti: Nuk do t’i lejojmë edhe për shumë kohë barrikadat në veri!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë e se për këtë çështje janë në koordinim të rregullt me KFOR-in. Komentet i bëri pas ceremonisë së fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në koordinim, në komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-in dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë.

Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë e Bërnjak e që shpesh shfrytëzohen nga banorët e veriut të Kosovës për furnizime dhe vizita, mjekësore apo të tjera. Shkollat u hapën me orar të shkurtuar për fëmijët e fillores. Nxënësit e gjimnazeve do të mësojnë online. Ushqimi është gjithnjë e më i paktë në dyqane. Po ashtu, ka ditë që paratë nuk shkojnë në bankomate, sepse nuk mund të dërgohen përmes rrugëve alternative, ndërsa përmes vendkalimeve kufitare nuk është e mundur.

Ndërkohë, Serbia i dërgoi kërkesë KFOR-it lidhur me kthimin e ushtarëve e të policëve në Kosovë. I pyetur rreth kërkesës, Kurti theksoi se “nuk është reale”, dhe “më shumë flet për ata se për vendin tonë”.

Kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet.

Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vijnë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë që t’i sjellin në vendin tonë. Pra, më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE