Kreu i ri i SPAK-ut, merr zyrtarisht detyrën/Altin Dumani: Luftë agresive korrupsionit e krimit të organizuar!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreu i ri i SPAK-ut, merr zyrtarisht detyrën/Altin Dumani: Luftë agresive korrupsionit e krimit të organizuar!

Altin Dumani sot mori detyrën si kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për luftë agresive kundër korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli, si edhe ndaj krimit të organizuar. Tre ditë më parë, Dumani i njohur edhe si “prokurori i pakompromis”, u zgjodh me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP për të drejtuar strukturën e posaçme për tre vitet e ardhshme, duke zëvendësuar në këtë post, Arben Krajën. Teksa vuri në dukje se kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme, për të mos toleruar asnjë shkelës ligji, nxiti prokurorët, “të demonstrojnë se janë të aftë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Altin Dumani theksoi se zyra e tij është e hapur për të gjithë hetuesit e vuri në dukje se do jetë krah tyre, për sfidat që i presin përgjatë tre viteve të ardhshme.

Të dashur kolegë, faktikisht për shkak të Reformës në Drejtësi, ky transferimi nga drejtuesi në ikje te drejtuesi në ardhje është gjithmonë i lehtë. Nuk është nevoja për t’u prezantuar se kemi punuar bashkë. Falënderoj KLP-në që më dha besim dhe ky besim i dhënë më bën të angazhohem më shumë. Zotin Xholi dhe Kondilin i falënderoj për garën dinjitoze!

Të gjithë e dinë sa e vështirë është të ndërtosh një shtëpi të re. Sot kemi një prokurori funksionale, të gatshme për t’u përballur me çdo sfidë. Për secilin prej nesh është dashur të përballemi me sfida. Pas këtyre tre viteve, SPAK-u kalon në fazë tjetër, luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli e krimit të organizuar. Inkurajoj dhe nxis secilin prej jush, duke punuar në grup të jemi të aftë të procedojmë çdo shkelës ligji. Të punoni të pandikuar nga askush!  E nderuar zonja Hajnaj, ju garantoj se bashkëpunimi me BKH-në do të jetë i ngushtë!

Pavarësisht vështirësive, secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin dhe sakrificat. Prokuroria e Posaçme do të kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori me 70 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto tre vite pune.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE