Përse veshi pelerinën? Tradita arabe shfaqet edhe në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përse veshi pelerinën? Tradita arabe shfaqet edhe në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës

Me rastin e marrjes së trofeut të lakmuar këtë të diel, pas suksesit të Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë transparente, mbi fanelën e Albiceleste-s.

Një veshje e dhënë pak çaste më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Kjo pelerinë, e cila e befasoi Messin, në fillim i hutuar, është një bisht, një pallto tradicionale arabe, e veshur nga burrat për raste të veçanta. Ajo është gjithashtu e lidhur me mbretërinë.

Lionel Messi fitoi edhe titullin që i mungonte karrierës së tij, atë më të çmuarin në karrierë, Kupën e Botës.

Në Katar, “pleshti” u kurorëzua edhe si lojtari më i mirë i turneut, ndërsa pas këtij suksesi janë të shumtë ata që mendojnë se tashmë është e kotë të debatosh se cili është më i miri i historisë.

Jamie Carragher, ish-lojtari i Anglisë publikoi një listë me renditjen e më të mirëve të historisë së tij teksa aty numri një ishte rezervuar pikërisht për Leo Messin.

Sipas Carragher, Maradona është i dyti në renditjen e tij ndërsa jashtë podium Cristiano Ronaldo që sipas ish-mbrojtësit mbetet në vend të katërt pas legjendës braziliane Pele.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE