Vazhdojnë shpërthimet në Veri, EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdojnë shpërthimet në Veri, EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar!

Në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar , ndërsa herë pas herë regjistrohen shpërthime nga lëndë shpërthyese,  i fundit ishte në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës e cila banohet kryesisht nga shqiptarë.

Për ditë të tëra tanimë, barrikadat e ngritura nga serbët lokalë, vazhdojnë të bllokojnë rrugët në veri, ndërkohë që forcat e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Edhe Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë në bashkëpunim me KFOR vazhdon patrullimet e saj në terren, por cilëson se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar.

“Jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë. Ato janë të paligjshme dhe pengojnë lirinë e lëvizjes“, thotë Eulex.

“Ajo që tani është e rëndësishme është që situata të de-eskalohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të përmbahen nga veprimet më provokuese”, thotë me tej EULEX-i.

Por nga tjetër Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, thotë se barrikadat do hiqen “kur të lirohen gjithë serbët e arrestuar, e tërhiqen policët e Kosovës nga veriu”.

Ndërkohë që një zhvillim i ri por ende i paqartë po ndodh në veri, sipas raportimeve të mediave në Kosovë.

Sipas tyre 6 qytetarë nga komuniteti serb janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë. Sipas Kosovapress dy gra u rrëmbyen vetëm sot, si pasojë e larjes së hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE