COVID-19/ Nuk ka humbje jete, 33 raste të reja!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID-19/ Nuk ka humbje jete, 33 raste të reja!

33 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID19 në vendin tonë, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë.

Gjithsej janë kryer 563 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë qytetarë, në Bashkitë: 21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.

Aktualisht ka 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po merr trajtim një person.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 563

Testime totale 2,015,978
Raste pozitive 332,589
Raste të shëruara 328,792
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158
Fier 8
Gjirokastër 8
Lezhë. 7
Vlorë 6
Durrës. 5
Berat. 5
Shkodër 3
Korçë. 2

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE