Zbuloni sa karburant harxhon një motor makine kur nuk lëviz nga vendi!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni sa karburant harxhon një motor makine kur nuk lëviz nga vendi!

Kur e lini motorin të punojë pa lëvizur makina duhet të dini se makina juaj shpenzon kot karburant. Nëse merret parasysh vjetërsia e pjesëve mekanike të motorit me rastin e lëvizjes, më mirë është të fikni motorin kur ndaleni më gjatë se 60 sekonda, nëse nuk jeni duke lëvizur në rrugë apo jeni në një trafik dhe ta ndizni sërish.

Është konstatuar që shpenzimi i karburantit benzinë apo naftë kur motori punon pa lëvizur makina është nga 0,6 litra në 1,5 litra në orë. Kjo domethënë që motorët më të vegjël kur punojnë pa lëvizur makina shpenzojnë rreth 1,2 litra karburant në një orë.

Shtojini kësaj edhe rritjen e shpenzimit nëse është e aktivizuar edhe ngrohja e xhamit të pasmë apo e ulëseve, të cilat nuk mund të përdorin energjinë e ngrohjes së motorit. Si rezultat, shpenzimi është rritur për 0,1 litër në orë. Përveç kësaj, duhet të kihet parasysh se duke e ndezur motorin në mënyrë të panevojshme, ju ndotni shtesë ajrin në vend.

Edhe pse të gjithë ndihen mirë kur ulen në makinën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, duhet të dini se kjo gjë është shumë e dëmshme. Jason Fenske, ekspert i drejtimit të makinave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa u nisur makina ende zgjat kohën e ngrohjes. Shumica e motorëve ka karburant të injektuar, prandaj që nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur makina nuk është në lëvizje.

Ndërkaq, temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët në TikTok diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë dhe një TikTokere ka shpërndarë një video që është bërë virale. TikTokerja @saradeutsch ka shpërndarë një “truk” që është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon diçka speciale, madje as të dilni nga makina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48557 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE