Lëshimi i raketës europiane Vega C rezulton katastrofik, ja pasojat!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëshimi i raketës europiane Vega C rezulton katastrofik, ja pasojat!

Lëshimi i raketës së re europiane Vega C nga stacioni hapësinor europian në Kourou, Amerikën e Jugut, i cili u zhvillua mbrëmjen e djeshme ishte katastrofik. Rezultati ishte humbja e dy satelitëve vëzhgues Airbus Defense dhe Space Pleiades Neo Earth. Ndërsa faza e parë e raketës e bëri punën e saj pas lëshimit, e dyta, e quajtur Zefiro 40, dështoi.

Siç njoftoi kompania franceze e hapësirës ajrore Arianespace, afërsisht 2 minuta e 27 sekonda pas nisjes, ndodhi një anomali në Zefiro 40, duke i dhënë fund kështu misionit Vega C. Analizat e të dhënave janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e dështimit. Vega C u zhvillua nga Agjencia Europiane e Hapësirës dhe menaxhohet nga Arianespace. Raketa 35 metra e gjatë, me katër pjesë është një version i përmirësuar i Vega-s origjinale që u shfaq në vitin 2012. Vega C mund të dërgojë në hapësirë një ngarkesë deri në 2,300 kg, krahasuar me 1,500 kg të paraardhësit të tij.

Here's the statement from Stéphane Israël, Arianespace's CEO, confirming an "underpressure" was detected on the Vega C rocket's second stage Zefiro 40 motor, causing the failure of tonight's launch with Airbus's Pléiades Neo 5 and 6 satellites. https://t.co/rUACF3jhhj pic.twitter.com/9gGdpJs9OV

— Spaceflight Now (@SpaceflightNow) December 21, 2022

Dy satelitët e humbur nga dështimi i raketës janë Pleiades Neo 5 dhe 6, të cilët së bashku peshonin gati dy tonë dhe do të përfundonin “plejadën” e satelitëve të vëzhgimit të Tokës që po zhvillohej nga Airbus. Këta janë katër satelitë identikë të teknologjisë së lartë që mund të fotografojnë çdo pikë të planetit disa herë gjatë ditës me një rezolucion të lartë prej 30 centimetrash.

Deri më sot Vega C e re ka fluturuar vetëm një herë, në korrik të këtij viti, kur lëshoi me sukses satelitin 295 kg LARES-2 të Agjencisë Italiane të Hapësirës. Nisja e dytë e sotme ishte planifikuar fillimisht për 24 nëntor, por Arianespace e vonoi atë me gati një muaj për të zëvendësuar një komponent të dëmtuar në raketë. Mbetet e paqartë për momentin nëse dështimi i raketës lidhet me atë komponent. Ndërkohë, priten sqarime përkatëse nga Arianespace.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE