U kritikua për fotot që ngjasojnë me luftën në Gaza: Reagon Zara

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kritikua për fotot që ngjasojnë me luftën në Gaza: Reagon Zara

Zara deklaroi se i vjen keq për një “keqkuptim” në lidhje me fushatën e kritikuar për përdorimin e fotove që ngjasojnë me imazhe nga lufta Izrael-Gaza.

Zara tha se disa klientë panë “diçka larg asaj që synohej kur u krijuan”. Kompania theksoi se fushata është “konceptuar në korrik dhe është fotografuar në shtator”.

Më 7 tetor, Hamasi filloi një sulm kundër Izraelit, duke vrarë 1,200 njerëz. Izraeli nisi sulme hakmarrëse në Gaza dhe mendohet se ka vrarë rreth 18,200 njerëz.

Fushata e Zara-s, e titulluar “The Jacket”, përmbante një seri fotosh në të cilat modelja ishte fotografuar në sfondin e gurëve të plasaritur dhe statujave të dëmtuara, të cilat ngjasonin me fotot nga lufta e tmerrshme në Gaza.

Por Zara tha se fushata prezantoi “një seri imazhesh të skulpturave të papërfunduara në studion e një skulptori dhe u krijua me qëllimin e vetëm për të ekspozuar veshjet e bëra artizanale në një kontekst artistik”.

“Për fat të keq, disa klientë u ndjenë të ofenduar nga këto imazhe, të cilat tani janë hequr, dhe panë në to diçka larg asaj që synohej kur u krijuan. Zara-s i vjen keq për këtë keqkuptim dhe ne rikonfirmojmë respektin tonë të thellë ndaj të gjithëve.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE