Presidenti ukrainas Zelenskyy vizitë të rëndësishme në Uashington!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti ukrainas Zelenskyy vizitë të rëndësishme në Uashington!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, sot pritet të vizitojë Uashingtonin, sipas tre burimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit (të raportuar), që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Dy burime nga Kongresi Amerikan dhe një individ që ka dijeni për vizitën, konfirmuan planet, ndërsa folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës shumë të ndjeshme të udhëtimit. Sipas tyre, ndonëse e pritshme, vizita mund të anulohet në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Në Uashington, Zelenskyy duhet të mbajë një fjalim para Kongresit e të takohet me homologun Joe Biden. Vizita përkon me kohën kur ligjvënësit pritet të votojnë për një paketë që përfshin rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën dhe gjithashtu Amerika përgatitet të dërgojë raketa “Patriot”, për të ndihmuar ukrainasit në mbrojtjen nga agresioni rus.

Ndihma e fundit do të ishte më e madhja nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën, deri tani. Një sasi edhe më e madhe se kërkesa urgjente prej 37 miliardë dollarësh e presidentit Biden. Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi inkurajoi ligjvënësit që të jenë gati për seancën e mbrëmjes së sotme.

Po përfundojmë një sesion shumë të veçantë të Kongresit të 117-të me legjislacion që ndihmon popullin amerikan, si dhe mbështetje për demokracinë tonë. Ju lutemi, të jeni të pranishëm për një seancë me fokus shumë të veçantë mbi demokracinë të mërkurën mbrëma.

Pothuajse çdo ditë, presidenti ukrainas u është drejtuar parlamenteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare me video, teksa bashkëshortja e tij ka vizituar kryeqytetet e huaja, për të bërë thirrje për ndihmë kundër pushtimit rus. Vizita vjen një ditë, pasi kreu i shtetit zhvilloi një udhëtim të guximshëm e të rrezikshëm, në atë që e quajti “pikën më të nxehtë në vijën e frontit prej 1300 km, në qytetin Bakhmut” në rajonin e kontestuar të Donjeckut në Ukrainë.

Në Bakhmut, Zelenskyy-t iu dorëzua një flamur ukrainas që ai la të kuptohej se do t’ia jepte liderëve të Shteteve të Bashkuara.

Djemtë më dhanë flamurin tonë të bukur ukrainas me firmat e tyre. Nuk jemi në situatë të lehtë. Armiku po i shton forcat dhe njerëzit tanë janë më të guximshëm e kanë nevojë për armë më të fuqishme. Do t’ia japim Kongresit Amerikan, Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre, por nuk mjafton!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE