Moderatorja e njohur Cubi Metkaj me mision sekret në BB VIP? “Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin…“

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e njohur Cubi Metkaj me mision sekret në BB VIP? “Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin…“

Sonte në emisionin ‘Ndryshe’, një tjetër personazh publik ra në grackën e Salsanos, Adit dhe Visjanit. Këtë herë, ata ishin kujdesur për mos ta bërë vetë telefonatën e kurthit pasi ishte Anxhela Baxhija, ajo që telefonoi moderatoren e njohur, Cubi Metka. Edhe Cubi, jo më “ndryshe“ nga të tjerët, ra në kurthin e emisionit Ndryshe. Është përfolur shumë nëpër media dhe portale që moderatorja mund të ishte pjesë e këtij edicioni në Big Brother Vip. Pikërisht, Anxhela e nisi telefonatën  me Cubin duke i bërë një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother Vip me një mision sekret. Në lidhje me këtë moderatorja u shpreh:

Është shumë e lodhshme, e kam rimenduar por më duket e lodhshme.

Por Anxhela nuk u ndal me kaq dhe këmbënguli më tej duke thënë se do të jetë vetëm për dy javë me misionin sekret për të ndarë Ilnisën me Meritonin!

Më lër pak kohë të mendohem. Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin. (qesh)

Në fund të intervistës të gjithë ranë dakord se kjo do të ishte nje ide mjaft e bukur për tu përdorur në Big Brother. Mbetet për tu parë nëse “Vëlla i Madh“ do ta marrë në konsideratë këtë ide. Fundja fundit, ky edicion i Big Brother Vip ka qënë i mbushur plot me surpriza deri më tani dhe gjithçka mund të ndodhë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE