Shmanget nga PS Arben Ahmetaj, mungoi në takimin e grupit socialist!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shmanget nga PS Arben Ahmetaj, mungoi në takimin e grupit socialist!

Shfaqja e fundit në publik e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ishte kur shkoi në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ndaj tij sapo ishte bërë një akuzë penale për çështjen e inceneratorëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është përpjekur të mbajë profil të ulët, deri sa dy ditë më parë ra në sy mungesa e tij. Grupi Parlamentar socialist së bashku me qeverinë u mblodhën në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit.

Ky takim zhvillohet çdo vit para festave të fundvitit dhe në të marrin pjesë të gjithë deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë. Që të gjithë kanë marrë ftesa nominale për të qenë pjesë e kësaj darke festive.

Por, në tavolinat e socialistëve u vu re mungesa e deputetit Arben Ahmetaj. Shumë prej deputetëve e komentuan mes tyre mungesën dhe të gjithë kishin variante të ndryshme të arsyes së mungesës, që nga gjendja jo e mirë shëndetësore deri tek angazhimi në një projekt ndërkombëtar në Marok.

Në darkën e socialistëve mungonin edhe emra të tjerë anëtarë të grupit, dy prej të cilëve, Lefter Koka e Alqi Bllako janë në burg po për çështjen e inceneratorëve. Ndërkohë që edhe pse ka prova për Arben Ahmetajn, ndaj tij, ende nuk ka një padi dhe provat janë anashkaluar nga dy prokurorët e çështjes./Top Channel

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49659 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE