Hetimi i Ahmetajt, SPAK nuk tha të vërtetën!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hetimi i Ahmetajt, SPAK nuk tha të vërtetën!

Në mars të këtij viti, SPAK mori si provë e-mailet që ndodheshin në kompjuterin e Klodian Zotos. Nga të dhënat, janë zbuluar pagesat që bënte Klodian Zoto për zyrtarë, për udhëtime dhe akomodimin në hotele luksoze, në këmbim të rregullimit të dokumenteve dhe finalizimin e koncensionit të inceneratorëve, ku përfitues ishte Zoto.

I shpallur në kërkim, Zoto u ka paguar akomodimin në hotele Arben Ahmetajt, si dhe Etleva Kondit, ish-drejtore në kohën kur Ministria e Energjisë drejtohej nga Damian Gjiknuri, si dhe anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët. Në dosjen hetimore të SPAK-ut, çuditërisht figurojnë vetëm pagesat e Klodian Zotos për llogari të Etleva Kondit, për të cilën dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi kërkuan arrestimin dhe një ditë më parë akuza ndaj saj u dorëzua në gjykatë.

Por, në dosje mungojnë pagesat e Klodian Zotos ndaj udhëtimeve të Arben Ahmetajt. Ato nuk janë në asnjë nga dy dosjet që SPAK dorëzoi në gjykatë, as në atë të inceneratorit të Fierit dhe as në atë Elbasanit. Provat e implikimit të Ahmetajt, janë ridërguar në SPAK pas padisë që bëri gazetari Adriatik Doçi. Pas këtij referimi penal, SPAK doli me një njoftim, duke deklaruar se vijojnë hetimet për rolin e personave të tjerë.
Njoftimi i SPAK u lexua si një alibi, sikur Arben Ahmetaj po hetohet.

Por, në 27 korrik 2022, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se emri i Arben Ahmetajt nuk është shënuar në regjistër si person i dyshuar për ndonjë vepër penale. Situata në SPAK tani ka ndryshuar dhe në drejtim është prokurori i preferuar nga ndërkombëtarët, Altin Dumani.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Dumani do e tolerojë harresën e dy kolegëve të tij për provat e Ahmetajt apo do të ndërhyjë vetë, sikurse ia lejon ligji për të vendosur hetimin për inceneratorët në drejtimin e duhur dhe futjen nën akuzë të të gjithë peshqve të mëdhenj që kanë futur duart te paratë publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE