U rikthye në skenë pas 25 vitesh me këngën e dedikuar të bijës, shfaqet për herë të parë në publik vajza e Elsa Lilës

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U rikthye në skenë pas 25 vitesh me këngën e dedikuar të bijës, shfaqet për herë të parë në publik vajza e Elsa Lilës

Elsa Lila është rikthyer në skenën e “Festivalit 61 të Këngës në RTSH” pas 25 vitesh mungesë.

Këngëtarja i emocionoi të gjithë me performancën e saj ku u përqafua dhe me duartrokitje te forta nga publiku në sallë.

Kënga me të cilën konkurroi artistja titullohet “Evita”, e cila është e shkruar dhe e kompozuar nga vetë ajo.

Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila u pa në publik duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj.

Për disa sekonda kamera u fokusoi të bijën e këngëtares e cila ishte rritur shumë. Ajo tashmë është 12 vjeçe dhe mund të vihet re ngjashmëria e madhe që ka me Elsën. Këngëtarja  është munduar që vajzën e saj t’a mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Kujtojmë se artistja ka qenë muajt e fundit në vëmendje mediatike, duke qenë se është përfolur mbi përfshirjen e saj në botën e krimit të organizuar në Itali.

Ajo u lirua nga burgu vetëm së fundmi, pas akuzave në pjesëmarrjen e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, ku pretendohej se detyra e saj ishte ajo e mbajtjes së llogarive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE