Dedikuar Shqipërisë, Lori Bala dhe trupa profesioniste e DWTS në një performancë të jashtëzakonshme!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dedikuar Shqipërisë, Lori Bala dhe trupa profesioniste e DWTS në një performancë të jashtëzakonshme!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With the Stars” ka nisur, ndërsa mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve që do të performojnë me këngë shqip. Mbrëmja nisi me një performancë të jashtëzakonshme dedikuar Shqipërisë, të anëtares së jurisë, Lori Bala e shoqëruar nga trupa profesioniste e baletit. Kjo e premte do t’i dedikohet Shqipërisë, ku do të kërcehet vetëm shqip, ndërsa jemi në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit.

Gara e kësaj të premteje në “Dancing With The Stars” nisi me Fifin dhe partnerin e saj Gracianon me American Smooth me motive shqiptare. Në këtë mbrëmje ku kërcehet shqip në Dancing With the Stars, Enxhi dhe Silvester kërcyen nën ritmin e këngës ritmike “Humba pranverën” nga Francesk Radi. Presim se çfarë na kanë premtuar yjet në këtë mbrëmje kuq e zi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50275 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE