Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni!

Teksa prej 12 ditësh në veri të Kosovës vijon të ketë incidente, kryeministrja e Serbisë Brnabiç është shprehur se Kosova dhe Serbia janë në prag të një konflikti të armatosur. Ndërkohë, komunikimin e ditës së sotme, KFOR-i njoftoi se ka shtuar praninë e forcave në pikën kufitar të Jarinjës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

KFOR thotë se kjo ishte e nevojshme nisur nga raportimet se në mesin e personave që kanë përdorur dyshohet se mund të ketë të përfshirë grupe të organizuara kriminale. Po ashtu ka njoftuar se janë duke analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të Kosovës, ndërkohë nuk kanë përmendur një datë e dhënies së vendit.

Shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës ka ftuar serbët në protestën që parashikohet të mbahet ditën e nesërme, më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar. Kjo protestë sipas shtabit do zhvillohet “për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada. Thirrja për protestë vjen edhe se ata deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga mbështetja që i ka dhënë ambasadori gjerman Jorn Rohde kryeministrit Kurti.

Ditën e sotme, Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e situatës përmes dialogut. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE