Eksperti i kriminalistikës Karamuço zbulon DETAJE të reja nga sulmi ndaj Top Channe

vovalbania March 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja/ Kush është “personi me rrezikshmëri të lartë” që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në “Top Talk” deklaroi se godina e Top Channel është vëzhguar për dy javë, përpara se të kryhej sulmi terrorist.

Ai u shpreh se ka qenë një plan i mirëfilltë e gjithë ngjarja, ndërsa vëzhgimi zonës është bërë nga nëngrupe, të cilat presin porositë dhe pagesën që do tu bëhet.

“Kanë një tjetër nëngrup të tyrin që bën rikonicjon. Përshembull godina e Top Channel, me aq sa shikoja unë e atë që analizonim, duhet të jetë marrë nën vëzhgm për dy javë nga persona të caktuar për të parë sa roje janë. Është bërë një plan i mirëfilltë.

Këta janë gati në çdo moment, presin vetëm një porosi dhe sa është çmimi i saj. Paguhet me këste ose jo, varet si e vendosin, janë aktivë. Këta mund të paguhen qoftë për një individ, qoftë për një institucion provat, por edhe nesër për një institucion shtetëror”, tha eksperti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE