Habisin ndjekësit me veprimin e fundit, Megi Pojani dhe Jurgen Bala përjetësojnë “Dancing with the Stars”!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habisin ndjekësit me veprimin e fundit, Megi Pojani dhe Jurgen Bala përjetësojnë “Dancing with the Stars”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ditën e sotme një nga konkurrentet Megi Pojani dhe balerini i saj profesionist, Jurgen Bala kanë bërë një gjest shumë të veçantë në lidhje me spektaklin. Të dy kanë gdhendur në trupin e tyre numrin 10, si një tatuazh që do tu kujtoj gjithmonë eksperiencën e tyre në ‘DWTS’. Numri 10 është numri VIP i tyre me anë të cilit të gjithë njerëzit mund t’i votojnë dhe ata kanë vendosur ta përjetësojnë atë në krahun e tyre.

Para disa ditësh dy nga konkurentet e “DWTS”, vajzat shumë të dashura për publikun Megi Pojani dhe Sara Hoxha kanë postuar një video shumë ‘funny’ të tyre në Instagram. Vajzat shfaqen duke numëruar lekët dhe duke i shkëmbyer ato, për të bërë një pazar për blerjen e fitores së “DWTS”.  Video është postuar nga Megi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE