Sot Kuvendi sërish seancë maratonë, nga votimi për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese te kryetari i autoritetit të dosjeve

vovalbania December 22, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Opozita në Kuvend: Nuk ka paketë antikrizë!

Sot është mbledhur sërish Kuvendi për të vijuar seancën maratonë. Kuvendi mbyll sesioni dhe për këtë arsye pritet që seanca të zgjasë pasi janë një sërë projektligjesh që pritet të kalojnë. Ndër më kryesoret është edhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Dosjeve, zgjedhja e Avokatit të Popullit, si edhe anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, pikë e cila pritet të sjellë debate në Kuvend.

Seancë Plenare 21 Dhjetor 2022, pjesa 4

Seancë Plenare 21 Dhjetor 2022, pjesa 4 Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.12.2022 2. Njoftime. 3. Projektligj “Për vreshtarinë dhe verën” 4. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” 5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “Hua shtesë”” 6. Projektligj “Për Policinë Bashkiake” 7. Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar 8. Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë” 9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”” 10. Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” 11. Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” 12. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar; 13. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”” 14. Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar 15. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III) 16. Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike” 17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit” 18. Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike" 19. Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave” 20. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar 21. Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese" 22. Projektvendim “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit” 23. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(60’)

Posted by Kuvendi i Shqipërisë on Thursday, December 22, 2022

Opozita ka kundërshtuar zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Grupi i Enkelejd Alibeajt pritet që mos të marrë pjesë në votim, ndërsa Grupi i Sali Berishës kundërshton zgjedhjen e tij duke thënë se Dvorani është simbol i korrupsionit dhe jo “kampion i drejtësisë”.

Rendi i ditës

1. Projektligj “Për Policinë Bashkiake”
2. Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar
3. Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”
4. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””
5. Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”
6. Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”
7. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar;
8. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””
9. Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar
10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III)
11. Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike”
12. Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”
13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”
14. Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”
15. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar
16. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”
17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”
18. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(60’)

Lajm ne perditesim..

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE