Krishtlindje të acarta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krishtlindje të acarta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Në Amerikë, Nju Jorku, Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Marilend, Karolina e Veriut e Oklahoma shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhive të paprecedenta të dimrit që media amerikane i quan “bomba ciklonike”. Temperaturat pritet të arrijnë minus 20 gradë Celcius në disa zona malore në Uajoming. Mbi 2 mijë fluturime, tashmë janë anuluar duke rritur shqetësimin mes miliona amerikanëve që udhëtojnë për Krishtlindje.

Erërat e forta, reshjet e shumta të borës dhe i ftohti do të sjellin temperatura tepër të ulëta në Shtetet e Bashkuara, ndoshta më të ulëtat në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar shumë shqetësime për miliona njerëz. Meteorologët kanë folur për një ngjarje klimatike që ndodh rrallë. Më shumë se 90 milion amerikanë në 37 shtete marrin paralajmërime për kushtet e motit dhe rreth 80 për qind e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të përjetojnë temperatura nën zero, madje edhe në jug.

Presidenti Joe Biden, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin këshillat:

Stuhitë e dimrit dhe i ftohti që priten në SHBA janë të rrezikshme! Kjo nuk është si një ditë dëbore kur ishim fëmijë, por diçka serioze.

Në disa zona, të tilla si pjesa e mesme e Atlantikut mund të regjistrojnë Krishtlindjet më të ftohta ndonjëherë. Të dielën në Filadelfia pritet që temperaturat të zbresin në minus 9 gradë Celcius, më të ulëtat që nga viti 1943 ndërkohë që në qytetin Sioux në Ajoua, termometri parashikohet të shënojë minus 26 gradë Celcius, duke thyer rekordin e vitit 1980.

Shoqata Amerikane e Automjeteve vlerëson se 112.7 milion persona planifikojnë të udhëtojnë 80 km ose edhe më shumë mes datave 22 dhjetor deri më 3 janar të vitit 2023, thënë ndryshe, 3.6 milion më shumë njerëz se një vit më parë kur lëvizjet ishin më të kufizuara për shkak të masave kundër pandemisë koronavirus.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49062 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE