Me votat e publikut, Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me votat e publikut, Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE