Konfirmohet Arbër Hajdari si opinionist në ‘BBV 2’, por kush do të jetë në krah të tij?

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet Arbër Hajdari si opinionist në ‘BBV 2’, por kush do të jetë në krah të tij?

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte pritet të fillojë gjithçka.

Jemi kaq pranë nisjes dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Zëra pranë top Channel konfirmojnë që sonte ka një opinioniste të re, teksa është konfirmuar gjithashtu se Arbër Hajdari është sërish në këtë pozicion.

Kush mendoni do jetë në krah të tij? Na mbetet dhe pak për ta zbuluar…

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin sportiv “Pasó” ka qenë regjisori i njohur, Eduart Grishaj. Ekskluzivisht për Top Albania Radio ai ka zbuluar disa detaje dhe disa surpriza të këtij edicioni të dytë që na siguroi se do të jetë i suksesshëm padiskutim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE