Hyri në xhami, e kapën si hajdut! Klandestini algjerian fiton lirinë: U futa për të fjetur!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hyri në xhami, e kapën si hajdut! Klandestini algjerian fiton lirinë: U futa për të fjetur!

12 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme u kapën në flagrancë në Shqipëri gjatë këtij viti duke e përdorur vendin tonë si një shteg drejt vendeve të BE. Por historia e udhëtimit nëpër Europë e algjerianit Hamza Ben Mabrouk dhe prangosja e tij në Tiranë, u shoqërua me betejë gjyqësore disa mujore mbasi nga njëra anë policia dyshoi se ai kishte tentuar të vidhte një xhami, por në fund nuk siguroi prova.

Nga ana tjetër i dyshuari këmbënguli se nuk ishte asgjë tjetër përveçse një emigrant i paligjshëm që hyri në Shqipëri përmes Kosovës dhe që kishte ngecur në Ballkan duke tentuar perëndimin. Gjatë kësaj endjeje ai zgjodhi të pushojë në mesnatën e 30 gushtit në një xhami por personat që gjendeshin në objektin e kultit e dyshuan për hajdut.

“E pashë xhaminë dy katëshe në Bërxullë tha Mabrouk dhe nuk e dija që në katin e parë banohej, isha i lodhur dhe kisha nevojë të pushoja e për më tepër do trajtohesha me ilaçe pasi në Serbi më dhunuan dhe më kanë shkaktuar dëmtime trupore”

Duke marrë në konsideratë këtë rrëfim gjykata e Apelit në Tiranë urdhëroi lirimin e menjëhershëm të algjerianit dhe kërkoi që të zbardhet mekanizmi i ngjarjes.

Algjeriani u mbajt në burg nga data 30 gusht e këtij viti mbasi personeli i atasheut fetar të ambasadës turke që jetonte në katin e parë të xhamisë dëgjoi zhurma për hapjen e xhamisë. Erl Yolcuk tha për policinë se më pas pa dikë që tentoi të largohej me shpejtësi dhe e pyeti se cfarë kërkonte në mesnatë. I panjohuri i ishte përgjigjur se deshi të lutej

Gjykata e Apelit vlerëson se i takon prokurorisë së Tiranës të vërtetojë tej cdo dyshimi të arsyeshëm nëse është apo jo fajtor algjeriani për vjedhje.

Nga këqyrja e derës së xhamisë rezulton se nuk ka asnjë dëmtim dhe asnjë send të vjedhur pranon policia e cila konfirmon për gjykatën se Hamza Ben Mabrouk hyri në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një ditë përpara se të arrestohej. Por gjatë kësaj kohe ndaj emigrantit nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte dyshimet

Duke urdhëruar shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg gjykata e apelit e detyron atë të paraqitet në prokurori dy herë në muaj , e cila sakaq po e heton për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE