I zhdukur prej ditësh, familjarët ngrejnë alarmin në polici për ish-banorin e “Big Brother Albania”

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”

Ish-fituesi i Big Brother Albania 5, Arbër Zeka, ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që mbrëmjen e së mërkurës. Mirëpo raportohet se ai është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Çagllavicë.

Sipas asaj që mediat vendase raportojë, Zeka u gjet nga efektivët e policisë në ambientet e një moteli.

I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën.

Menjëherë pas denoncimit policia filloi kontrollet dhe siç bën me dije gazeta online Reporteri, ai u gjet pas orësh kërkime në gjendje të dehur në një motel në dalje të Prishtinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE