Policia 5 orë kontrolle/ A do ketë këtë vit përgjigje se ç’ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt?

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia 5 orë kontrolle/ A do ketë këtë vit përgjigje se ç’ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt?

Gazetari Arsen Rusta deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se vijojnë të mbeten në pikëpyetje provat që janë mbledhur në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” dhe për fatin e Ervis Martinajt.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Rusta tha se kontrollet për të shumëkërkuarin e policisë kanë nisur nga Shijaku, Durrësi, Vlora e Tirana.

“Prej disa muajsh policia është në trysni për të dhënë përgjigje për Ervis Martinajn dhe për dosjen “Plumbi i artë” dosja që ka  30 atentate, janë 12 persona të ekzekutuara.

Ka qenë prokuroria e Kurbinit që ka marrë autorizimin për të kryer kontrolle të banesave në disa banese, dhe në Fushë Kuqe, tek një i afërm i Martinajt. Mbeten në pikëpyetje çfarë provash janë mbledhur. Kontrollet nisin në fillim nga Shijaku, tek fisi Avdylaj. Martinaj për herë të fundit është parë në Shijak, një pistë hetimi është Durrësi, Vlora, por edhe Zogu i Zi në kryeqytet apo tek zona e ish-Uzina Dinamo.
Opinioni publik dhe media ka të njëjtën pyetje 100 ditë janë bërë, kanë kaluar më shumë se 100 ditë, dhe ajo ka qenë dita e 4 e Rrumbullakut në krye të detyrës. Ka pasur një post të rëndësishëm të kontrollit të shërbimeve policore. Ky vit s’do të ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, nëse e kanë vrarë apo është zhdukur”, u shpreh gazetari Rusta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE