“O shushunjë…”/Debati i ashpër mes Erjola Docit dhe Sara Gjordenit në BBV!
Situatat vijonë të jenë shumë ta ashpra në shtëpi. Së fundmi ka qenë Erjola dhe Sara ato që janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën, teksa kanë qenë të dyja në oborr, të shoqëruar nga banorët e tjerë. Debati mes dy personazheve të njohur ka lindur në momentin që Erjola i është drejtuar Sarës, duke i thënë se ajo nuk është aspak aktive në shtëpi pasi gjatë gjithë kohës rri me Bardhin.
Sara nuk e ka pritur aspak mirë komentin e Erjolës, duke i thënë se në fakt është ajo që fle gjumë gjatë gjithë kohës.
Pjesë nga debati:
Erjola: Ti je gjithë kohës me Bardhin dhe se di fare ku je këtu
Sara: Ça lidhje ka Bardhi. Ne flasim për buxhetin, ju Bardhi Bardhi Bardhi
Erjola: Po pra
Sara: Mos më bërtit në vesh
Erjola: Ti nuk je e përfshirë në muhabet, nuk e di fare, je gjithë kohës andej
Sara: Ku jam?
Erjola: Nuk e di, je cepave të shtëpisë
Sara: Po ti që je në gjumë?
Ejola: Po normal se isha në gjumë se kam qenë sëmurë
Sara: Po, mirë, ca lidhje ka
Erjola: O Zot sa opinion të shpifur ka
Sara: Mund të them çfarë të dua
Erjola: Që kur thua Ejola në gjumë, në gjumë je ti
Sara: Për cdo gjë thoni Bardhi Bardhi
Erjola: Rri o Sar, vëre atë në gjumë dhe futu në lojë
Sara: Duhet të të jap ty llogari, e do me shkresë
Erjola: O shushunjë, na lër të flasim
Sara: Do bëhesh meme
Erjola: Mos ma ngri zërin. Memet t’i kam lëne ty.