Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes për bujqësinë? Krifca: E hapur të bashkëpunoj me të, kam shumë respekt

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përse nuk merren parasysh propozimet e Braçes për bujqësinë? Krifca: E hapur të bashkëpunoj me të, kam shumë respekt

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme projektligjin për bletarinë që më pas do t’i kalojë kuvendit për shqyrtim. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se është hera e parë që ky sektor rregullohet përmes një kuadri ligjor, ndërsa theksoi se kanë si synim rritjen e prodhimit në vend, si edhe ti japin vlerë produktit të mjaltit.

“Projektvendim për sektorin e bujqësisë, projektligji për bletarinë. Do rregullojë, formalizojë procesin e prodhimit, paketimit, dhe përpunimit të produkteve të bletarisë, mjaltit. Për herë të parë vjen me një kuadër të rregulluar ligjor që do i japë vlerë produktit të mjaltit, duke synuar rritjen e prodhimit në vend. Lajmi i mirë për komunitetin e bletarëve. Çojmë në vend një premtim të mbajtur, jemi konsultuar me shoqatat e bletarëve dhe më pas do e çojmë në parlament për shqyrtim në komision dhe më pas për votim”, tha Krifca.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë. Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

“Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej. Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Krifca.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE