Nora Istrefi sapo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me…

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nora Istrefi sapo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me…

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

E teksa vetëm disa javësh, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dedikuar dashurisë së humbur, bukuroshja numëron mbi 5 milion klikime në platformën YouTube. E artistja vendosi të mos e mbyllë këtë vit me ‘Ciao’. Burime për Prive fillimisht bënë me dije se së shpejti ajo do të vinte në bashkëpunim me artistin e ri në tregun tonë muzikor, Geskon dhe kështu ndodhi.

Vetëm pak më parë, bukuroshja publikoi ‘Me ty’, një këngë e cila u shoqërua me videoklip dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjeu me pamjen e saj tejet sensuale ashtu si jemi mësuar tanimë ta shohim gjithmonë të kuruar.

Për sa i përket suksesit të duetit na mbetet të presim disa ditë për të parë klikimet në platformën YouTube.

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE