Djali i Adrolës dhe Adisit feston ditëlindjen, vëmendje mori komenti i Fifit

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Djali i Adrolës dhe Adisit feston ditëlindjen, vëmendje mori komenti i Fifit

Diali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit, ish-partneri i saj, feston sot ditëlindjen.

Modelja i bëri një urim të ëmbël Troit në rrjetet sociale, ku mes urimeve të shumta, u pa dhe emri i Fifit.

“E bekoftë zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!”, shkroi Fifi.

“Gëzuar ditën tënde të lindjes mbreti i mamit! 26 nëntori i 10 viteve më parë më dha titullin më të bukur të ekzistencës sime! Ty t’kam frymë, jetë, sy. Ta du atë zemren tënde të vockël që sa më shumë vite po kalojnë po bëhet e madhe dhe më e madhe. Shumë di të japësh dashuri dhe përkujdesje si të jesh një djalë i rritur. Shpesh e pyes veten: Ku kam bërë aq mire në jetë sa të meritoj një djalë si ti?! Je njeriu më i mrekullueshëm që mban kjo tokë dhe mami do jetë gjithë jetën krenare për ty”, ishte ky urimi i Adrolës për Troin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE