Shuhet në moshë të re nipi i legjendës Bob Marley, Joseph!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshë të re nipi i legjendës Bob Marley, Joseph!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare nipi i legjendës së muzikës reggae Bob Marley, Joseph Marley. Menaxheri i tij konfirmoi vdekjen për Rolling Stone. Xhamajkani thuhet se vdiq nga një ‘sulm’ astme. Edhe pse nuk është sqaruar se çfarë ka ndodhur saktësisht, artisti, njëkohësisht djali i Stephen Marley është gjetur i pajetë në një automjet.

Jo Mersa Marley, grandson of reggae legend Bob Marley has died at 31 years old. RIP 🙏🕊 pic.twitter.com/omewz02oD9

— Daily Loud (@DailyLoud) December 28, 2022

Përveç familjes, 31-vjeçari ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij. Në një intervistë të mëparshme ai kishte folur për hapat e tij të parë në muzikë. Siç kishte thënë i ndjeri, për të që të ndiqte rrugën e babait dhe gjyshit ishte një sfidë. Ai filloi karrierën në vitin 2014, kur babai i tij e bëri të shkruante këngët e tij të para. Para disa kohësh ai u shpreh se:

Babai im krijoi një trashëgimi të tërë për të bërë këngë domethënëse. Është diçka me të cilën duhet të jetoj edhe unë. Jam me fat gjithashtu që jam një Marley. Jam shumë mirënjohës që kam lindur aty ku kam lindur dhe jam aty ku ka vendosur Zoti. Unë jam shumë mirënjohës për këtë dhe krenar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE