Pse editimet për Luizin dhe Jorin janë tendencioze

vovalbania March 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse editimet për Luizin dhe Jorin janë tendencioze

Luizi është sërish qendra e shtëpisë së Big Brother edhe me hyrjen e banorëve të rinj.

Përpos dinamikave dhe debateve, një vëmendje të shtuar rrjeti i ka dhënë edhe momenteve që ai ka shpenzuar me njërën prej banoreve të reja, Jorin.

Në rrjetin social tik tok qarkullojnë dhjetëra video të dyshes kur ata ecin krah për krah në shtëpi apo shikimet të shoqëruara edhe me muzikë romantike në sfond.

Pse ndodh kjo

Luizi është aktualisht në një romancë me Kiarën. Rrjeti ka një zemërim për moderatoren duke u nisur nga kritikat e shumta që ajo i bën Luizit por për shkak të konfliktit të fundit që ata patën së fundmi për bllokimin e moderatores pranë lavamanit.

Edhe pse në fillim u duk sikur rrjeti iu kthye kundër Luizit për gjestin, qëndrimi i tyre në ditët në vijim e ktheu sërish publikun në krah të tij. Ndjekësit u ndjenë të keqardhur për gjendjen e tij ndërkohë që Kiara i mbante mëri edhe pse ai i kërkoi ndjesë.

Nga ana tjetër dyshja u afrua edhe më shumë pas spektaklit të kaluar, kur Luizi ishte epiqendra e diskutimeve, surprizave dhe mikpritësi i banorëve të rinj.

Një Luiz në qendër të vëmendjes u pa nga publiku si trofe i arritur për Kiarën e cila la pas mëritë dhe nisi të kthehej në partneren e epokës para sherrit te lavamani.

Të gjitha këto situata i kanë dhënë publikut një shtysë dhe dëshirë për ta parë Luizin në krah të një vajze tjetër dhe Jori ka qenë si një hyrje në momentin e duhur.

Por në fakt dyshja kanë treguar vetëm dashamirësi për njëri tjetrin. Jori e ka cilësuar Luizin si një Vëlla të Madh duke iu referuar edhe emrit të formatit, ndërkohë që ky i fundit e ka krahasuar modelen me Kejvinën apo Jonën, që sipas tij kanë ardhur në këtë spektakël vetëm për ta shijuar, pa asnjë lloj kompleksi.

Këto diskutime ai i ka bërë edhe me Kiarën duke mos dashur që ajo të ndihet keq për afrimitetin me banoren e re.

Kiara ka pasur mirëkuptim deri në këto momente, por nuk dihet nëse ndonjë editim nga produkusioni në spektakël mbrëmjen e sotme nuk do e bëjë atë ta shohë me sy tjetër raportin me Jorit dhe Luizit./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE