‘E bëri për inat, më denigroi’, Oltës nuk i del inati me Zhaklinën: Ishte ekstreme, kjo nuk më pëlqen

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘E bëri për inat, më denigroi’, Oltës nuk i del inati me Zhaklinën: Ishte ekstreme, kjo nuk më pëlqen

Olta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla u përfshinë në një debat, ku aktorja zbuloi se ka hatërmbetje me moderatoren. Nga ana tjetër Zhaklina u shpreh e pakënaqur që Olta nuk kishte shkuar fare ta takonte kur ajo ndodhej në rulotë. Kështu Zhaklina vendosi që Olta të ishte e rradhës që kalon ditët në rulotë, vendim që aktorja nuk e pëlqeu aspak.

Gjatë një bisede me Kristin, Olta u shpreh se Zhaklina ia ka bërë për inat dhe se ndihet e denigruar.

“Më erdhi në formë sulmi. Ishte ekstreme, denigruese. U bë për inat dhe mua kjo nuk më pëlqen. Loja duhet të shkojë deri në pikën që mos denigrohet njeriu sepse nuk quhet më lojë. U ndjeva e denigruar sepse ajo e bëri nga inati. Ja dhanë mundësinë”, tha Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE