“Isha e fejuar, por u ndave sepse…”, Mikela tregon periudhën e errët që ka kaluar!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Isha e fejuar, por u ndave sepse…”, Mikela tregon periudhën e errët që ka kaluar!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Ditën e sotme banoret kanë treguar për lidhjet e tyre të kaluara dhe ish të dashurit e tyre e një ndër to ka qenë edhe Mikela. Edhe pse që kur ishte pjesë e emisionit “Për’puthen” Mikela ka folur pak për lidhjen e saj të kaluar dhe se arsyeja e ndarjes ka qenë tradhëtia, por sot ajo tregoi edhe qëndrimin e prindërve të saj dhe periudhën e vështirë që ka kaluar pas ndarjes.

Nga lidhja e parë kam pasur periudhë të errët 2 muaj që u ndava. E kisha keq që isha e fejuar dhe sado që më tradhtoi, prindërit e mi më thonin fale nuk ka gjë se të gjithë burrat tradhëtojnë, por unë nuk i dëgjova… por që në periudhën 6 vjet kam kaluar shumë mirë 

15 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen eKrishtlidnjes e që natën e parë është ndjerë gara mes njëri-tjetrit, ku u shfaq edhe në diskutimet për bashkëjetesën në shtëpi. Mendimi i Luiz Ejllit nuk u prit mirë nga disa banorë sidomos nga Mikela Pupa. Këngëtari u shpreh se gjithçka duhet të bëhet me dhunë (diplomatike), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mikelës, e cila i është kthyer kundra, ku ka pasur dhe mbështetjen e Armaldo Kllogjerit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE