Dendias flet për marrëdhëniet me Shqipërinë: Marrëveshja kryesore është për zonat detare, kemi vullnet të dy palët për bashkëpunim!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dendias flet për marrëdhëniet me Shqipërinë: Marrëveshja kryesore është për zonat detare, kemi vullnet të dy palët për bashkëpunim!

Në një intervistë për gazetën greke Parapolitika ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias i është referuar edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.

I pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja-kuadër(fletëpremtimi) me Tiranën zyrtare për apelim në gjykatën ndërkombëtare në Hagë në lidhje me përcaktimin e ZEE mes dy vendeve ai është përgjigjur:

“Në takimin që pata me homologen time shqiptare, pak ditë më parë, axhenda ishte e madhe- marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fusha si energjia, i cili ka marrë një rëndësi dhe vrull të ri pas luftës në Ukrainë dhe sigurisht, çështja kryesore në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe në pritje, përcaktimi i zonave detare. Gjatë takimit tonë u konstatua vullneti i përbashkët për të vazhduar negociatat, në kuadër të marrëveshjes politike që ka ekzistuar në parim, për referimin e atyre ndasive që kemi me përfundimin e një marrëveshje -kuadër (fletëpremtimi) në Hagë. Besojmë se po i afrohemi kohës kur do të firmosim këtë marrëveshje përkatëse (për përcaktimin e zonave detare). Në frymën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, kjo çështje mund të zgjidhet dhe do të zgjidhet. Siç u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Greqia ka dëshmuar se kërkon të zgjidhë çështje të tilla të pazgjidhura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe këtë do të bëjmë edhe në këtë rast. Ajo që ne u themi fqinjëve tanë shqiptarë është, së pari, se marrëdhëniet midis dy popujve, atij grek dhe atij shqiptar, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse ato bazohen në bashkëjetesën tonë shumëvjeçare. Dhe së dyti, që Shqipëria ka zgjedhur Europën – dhe mirë ka bërë – dhe se rruga e saj europiane, të cilën ne e mbështesim, kalon nga Athina dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë”.

Në pjesën më të madhe të intervistës Nikos Dhendias i është përgjigjur problemeve me Ankaranë midis të tjerash akuzave të Turqisë pas deklaratave të Athinës se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Kretë me 12 milje. Sipas kreut të diplomacisë greke çështjet që prekin sovranitetin kombëtar nuk janë të hapura për diskutim apo për ti vënë në dyshim.

“Zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje detare është një e drejtë e njëanshme, e patjetërsueshme, e panegociueshme e vendit tonë, që rrjedh nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS). Është një e drejtë e natyrshme dhe i takon çdo qeverie të vendosë se kur, ku dhe si ta ushtrojë atë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur interesin kombëtar”- ka thënë Dhendias.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE