Elefanti plagos për vdekje rojen e kopshtit zoologjik!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elefanti plagos për vdekje rojen e kopshtit zoologjik!

Një elefant ka plagosur për vdekje rojen e kopshtit zoologjik në shtetin Sabah në pjesën malajziane të ishullit Borneo. Joe Fryd Lanson, 49 vjeç, po kujdesej për një tjetër elefant të plagosur kur u sulmua. Ai u plagos shumë rëndë në gjoks. Kujdestari fatkeq dha frymën e fundit disa minuta më vonë.

Për këtë ngjarje të trishtë, ka folur edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit i Malajzisë Jafri Arifin, i cili siguroi se hetimi që po kryhet do të hedhë dritë mbi shkaqet e tragjedisë. Parku është shtëpia e gjithsej 16 elefantëve pigme të Borneos, një specie në zhdukje. Në dhjetor 2011, një turist australian u vra nga një sulm elefantësh në një vendstrehim të kafshëve të egra në të njëjtin shtet të Malajzisë.

Rikujtojmë, se një grua 70-vjeçare, Maya Murmu, u sulmua nga një elefant i egër teksa po ecte për të mbledhur ujë në lagjen Mayurbhanj në Odisha, Indi. Elefanti ishte larguar nga streha e kafshëve të egra Dalma, e cila ndodhet rreth 10 milje nga qyteti i Jamshedpur. Pasi elefanti sulmoi Murmu, ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ajo iu nënshtrua një operacioni për plagët e marra. Më vonë, ndërsa anëtarët e familjes u mblodhën për të kryer një funeral për Murmu, elefanti u shfaq edhe një herë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE