OKB, Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën ruse për Gazën!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB, Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën ruse për Gazën!

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë një projektrezolutë ruse për luftën në Gaza e që nuk përmendte Hamasin. Teksti i Moskës bën thirrje për një armëpushim humanitar, lirimin e të gjithë pengjeve, si dhe krijimin e një korridori humanitar. Por, dokumenti nuk e dënon grupin militant palestinez për sulmet e tij ndaj komuniteteve izraelite, marrjen e pengjeve apo goditjet me raketa që vazhdojnë prej 7 tetorit.

Drafti dështoi me pesë vota pro, katër kundër dhe gjashtë abstenime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe e Franca, vende që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB, votuan kundër rezolutës, ashtu si edhe Japonia. Ndërkaq, ky dokument u mbështet nga Kina, Gaboni, Mozambiku, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga ana tjetër, vendi ynë, Brazili, Ekuadori, Gana, Malta dhe Zvicra abstenuan. Sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve pranë kufirit të Gazës vrau më shumë se 1 mijë e 400 izraelitë e plagosi më tepër se 4 mijë të tjerë. Të paktën 199 pengje u morën e mbahen në Gaza.

Duke shpjeguar veton amerikane, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit të Sigurimit se “duke dështuar të dënojë Hamasin, Rusia po mbulon një grup terrorist që vret brutalisht civilët e pafajshëm. Eshtë e egër, është hipokrite dhe e pambrojtshme”.

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të përcaktojë Hamasin si një “organizatë terroriste”. Erdan theksoi:

Çdo anëtar i këshillit duhet të kuptojë se Hamasi drejtohet nga një ideologji që nuk është e ndryshme nga e nazistëve.

Statutin e Hamasit, diplomati Erdan e quajti “Mein Kampf mbi steroidet”.

Analistët vlerësojnë se Moska zyrtare do të përpiqet që të shfrytëzojë luftën e Gazës për të shkëputur botën nga lufta e saj në Ukrainë dhe për të prishur përpjekjet për paqen izraelito-saudite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE