Nisi një lidhje dashurie me Elhaidën, balerini flet për komentet për ish partneren

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nisi një lidhje dashurie me Elhaidën, balerini flet për komentet për ish partneren

Një ditë pas Elhaidës, ka qenë partneri i saj Ledian Agalliaj  që ka folur për lidhjen e tyre të dashurisë që nisi në spektaklin e kërcimit ku ata janë kthyer në protagonistë.

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Lediani deklaroi se nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar edhe për lidhjen e tij të mëparshme.

“Kisha menduar më përpara ta bëja unë këtë gjë. Pastaj thamë që nuk është e nevojshme. Nuk kam pse shoh mbrapa. U bë gjithë ajo rrëmujë e madhe që nuk ishte e nevojshme të bëhej”, deklaroi Lediani.

Ndërkohë vetë këngëtarja e njohur u shpreh se në kohën kur ka nisur lidhja e tyre të dy kanë qenë single.

“Ka qenë një javë intense kjo që kaluam. Ka qenë zgjedhja ime dhe e Ledit që të mis flisnim të dy dhe të isha unë ajo që duhet të bëja atë faljen publike në thonjëza. Nuk jam këtu për të edukuar një popull të tillë. Por duke qenë se jam personazh publik kam një lloj përgjegjësive për veprimet e mia në syrin e publikut.

E ndjeja të nevojshme të shpjegoja këtë vendim. Fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Ne jemi të rritur të dy. Nuk ka asnjë lloj mundësie të mos kemi pasur lidhje përpara. E kemi nisur këtë lidhje kur kemi qenë të dy single. Jemi shumë të lumtur që ndodhi këtu. Uroj të na lejojmë ta jetojmë”, tha ajo. /Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49683 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE