U tall me Greta Thunberg në video, reagimi epik i aktivistes pas arrestimit të Andrew Tate!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tall me Greta Thunberg në video, reagimi epik i aktivistes pas arrestimit të Andrew Tate!

Ish-kampioni i kikboksit, Andrew Tate, është arrestuar së fundmi në Rumani i akuzuar për trafikim njerëzor. 36-vjeçari dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan në Bukuresht dhe do të ndalohen për 24 orë, sipas gazetës rumune Gândul. Ishte videoja e Tate në përgjigje të Greta Thunberg që u dha mundësinë autoriteteve rumune të konfirmonin se ai ishte në Rumani dhe ta arrestonin atë për trafikim të qenieve njerëzore.

Në videon e publikuar, Tate i kërkon një personi t’i japë një picë, por i kujton që të mos e riciklojnë atë në përpjekje për të tallur aktivisten Greta Thunberg. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i aktivistes e cila shkurtimisht u shpreh:

Kjo ndodh kur nuk e ricikloni kutinë e picës.

Rikujtojmë, se Greta Thunberg në vitin 2019 u shpall Personi i Vitit nga revista Time. Thunberg, është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grevë në shkollë për ndryshimet klimatike. Kalimtarët shprehën keqardhje ndërsa panë 15-vjeçaren e ulur në kalldrëm me një pankartë të shkruar me dorë, për reduktimin e efektit serrë.

Tetë muaj, adoleshentja u bë model i vendosmërisë, frymëzimit dhe veprimit pozitiv. Në vitin 2020 aktivistja influencuese e çështjeve të klimës fitoi një çmim prej 1 milionë euro nga një organizatë në Portugali dhe shumën e dhuroi për grupet e mbrojtjes së mjedisit dhe frenimit të ndryshimeve klimatike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE