Ju prezantojmë me Top 50 këngët e huaja më të dëgjuara për këtë vit!

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me Top 50 këngët e huaja më të dëgjuara për këtë vit!

Klasifikimi i Top 50 këngëve të huaja është një traditë që Top Albania Radio vazhdon ta mbajë gjallë edhe këtë vit. Padyshim ky vit ka qenë mjaft prodhues dhe krijues kur bëhet fjalë për krijimin e projekteve të reja muzikore. Në fund ajo çka synohet nga çdo artist është klasifikimi në vendet e para për të arritur një sukses sa më të denjë.

Këtë vit list kryesohet nga artisti britanik Harry Styles me projektin e tij “As It Was”, pjesë e albumit të tij mjaft të suksesshëm, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie, jo vetëm në Shqipëri por edhe në listat ndërkombëtare. Ai ka arritur jo vetëm të zërë vendin e parë, por edhe disa vende të tjera në listë me projektet e tij të ndryshme.

The Weeknd mbetet gjithashtu një ndër këngëtarët më të dëgjuar dhe të kërkuar këtë vit. Projekti i tij “Sacrifice” mban vendin e dytë në këtë Top 50. Suksesi i tij duket edhe tek turi botëror që është duke realizuar, i cili ka shitur në mënyrë rekord çdo biletë. Pranë tij renditen edhe artistë të tjerë si: Lizzo, Beyonce, Sam Smith dhe Coldplay. Këtë vit ka patur dukshëm një dominancë të muzikës R&B dhe muzikës elektronike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE