Ngjarje e rëndë! 2 shqiptarë gjenden të vdekur në Greqi

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjarje e rëndë! 2 shqiptarë gjenden të vdekur në Greqi

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Kretë, pak orë para fundit të vitit 2022.

Sipas mediave greke, në orën 20:00 të së premtes, një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, i cili dyshohet se kishte probleme me alkoolin. Ndërsa është njoftuar ambulanca, por ishte tepër vonë.

Në të njëjtën kohë, në  Heraklion, një  46- vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën doza droge.

Ndërkohë, pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE