Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

vovalbania December 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Nëse doni begati dhe fat për Vitin e Ri, duhet ta nisni nga tavolina. Në fakt, disa ushqime cilësohen si ogur i mirë dhe për këtë arsye duhet t’i konsumoni natën e ndërrimit të viteve. Këto janë disa nga ushqimet që konsiderohen fatsjellëse, sipas Agroweb.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës – një kokërr rrush për çdo muaj. Një traditë që daton nga viti 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush. Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu për shembull nëse kokrra e tretë rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.

Jeshillëqe për rritjen e financave

Shumë vende kanë traditë të konsumojnë natën e ndërrimit të viteve jeshillëqe. Arsyeja është se gjethet e tyre jeshile duken si para, ndaj dhe simbolizon prosperitetin ekonomik. Sipas Agroëeb, besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.

Bishtajore

Gjithashtu dhe bishtajoret janë një simbol i parasë. Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke nënkuptuar rritjen financiare.

Mish derri

Ky zakon bazohet tek besimi se derri simbolizon progres. Kuba, Spanja, Portugalia, Hungaria dhe Austria konsumojnë mish derri për Vit të Ri. Gjithashtu, derri konsumohet në Itali dhe në SHBA, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.

Peshku

Besohet se merluci ka qenë mjaft popullot që në Mesjetë. Madje, shumë vende e krahasojnë me gjelin e detit të Krishtlindjeve. Kjo për shkak se kur frigoriferi dhe trasporti nuk ekzistonin, merluci rezervohej dhe transportohej deri në Mesdhe apo më larg në Afrikën Veriore dhe Karaibe.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat janë tipike për festat e fundvitit nëpër botë. Në shumë vende është traditë që të fshihet një monedhë apo një shënim në to.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48718 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE