Sekuestrohen 300 shishe me pije alkoolike në Lezhë, nën hetim administratori i magazinës, fshihte të ardhurat

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sekuestrohen 300 shishe me pije alkoolike në Lezhë, nën hetim administratori i magazinës, fshihte të ardhurat

300 shishe me pije të ndryshme alkoolike pa asnjë dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e mallit janë sekuestruar në një magazinë në Lezhë.

Subjekti privat që shërbente për magazinimin e shisheve u zbulua gjatë operacionit të koduar “Ethanol”, ndërsa mësohet se është vënë nën hetim administratori i këtij subjekti.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara në subjekte të ndryshme private, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ethanol”.

Gjatë operacionit, në një subjekt privat në qytetin e Lezhës, janë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti, shtetasin H. C., 60 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE