Shpallen fituesit e kupës në “DWS”, Sara Hoxha përlot me letrën drejtuar Ledri Vulës dhe familjes

vovalbania January 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpallen fituesit e kupës në “DWS”, Sara Hoxha përlot me letrën drejtuar Ledri Vulës dhe familjes

Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.

“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula,  Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

Një personzh i dashur për publikun, edhe pse jo pjesë e ekranit, ajo arriti ta menaxhonte mirë botën “e ashpër” të spektaklit.

Ajo e provoi veten në shumë disiplina, që nga ato ritimiket, energjiket deri tek më emocionueset.

Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.

Ajo çka e bëri edhe më emocionues garën e Sarës këtë finale, ishte prania e partnerit të saj, Ledrit, që e mbështeti në çdo moment.

Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas 13 javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE