Victoria dhe David Beckham shfaqen më të dashuruar se kurrë gjatë pushimeve në Evropë!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Victoria dhe David Beckham shfaqen më të dashuruar se kurrë gjatë pushimeve në Evropë!

Victoria dhe David Beckham vazhdojnë të shijojnë pushimet verore së bashku me dy fëmijët e tyre më të vegjël, Harper Seven dhe Cruz. Ka qenë stilistja, e cila përmes llogarisë personale në Instagram, ka ndarë disa foto verore nga pushimet familjare në Kroaci.

Ndër imazhet që ajo ka postuar duke shfaqur familjarët e saj në momente të ndryshme gjatë festave, është edhe një foto e saj dhe e bashkëshortit në momente dashurie. Në një nga fotot, stilistja, 49 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, 48 vjeç, janë të pasuar nga një muzg i mrekullueshëm teksa ndajnë një puthje dhe pozojnë së bashku për kamerën.

“Koha e familjes është gjithçka 🥰,” shkroi ajo në postim. “Fundjavë të lumtur, puthje nga të gjithë ne xxxx Ju dua @davidbeckham @cruzbeckham #HarperSeven.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ish- anëtarja e Spice Girl ndau gjithashtu disa foto nga një ditë familjare në det, duke përfshirë një foto të 12-vjeçares Harper duke buzëqeshur në një varkë me një flamur kroat të valëvitur sipër saj dhe një tjetër të Davidit duke i dhënë vajzës së tij një përqafim të madh.

Në një foto tjetër, Victoria dhe Harper pozuan së bashku. Sigurisht, në albumin e fotografive nuk mund të mungonte 18-vjeçari Cruz, i cili me shaka e shtyn dikë në ujë, ndërsa babi David e shikon me buzëqeshje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE