Mëngjesi i acartë, dreka me temperatura pranvere! Parashikimi i motit për ditën e sotme

vovalbania January 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mëngjesi i acartë, dreka me temperatura pranvere! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik edhe për sot në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.

Në zona malore -1 deri 11°C

Në zona e ulëta -1 deri 17°C

Në zona bregdetare 5 deri 17°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE