Oriola Marashi ndan vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë në jetë!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Oriola Marashi ndan vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë në jetë!

Oriola Marashi është padyshim një prej modeleve më të mira në Shqipëri, duke arritur të jetë pjesë jo vetëm e fushatave të suksesshme të modelingut brenda kufirit, por sidomos edhe jashtë, ndërsa duket se së fundmi i është përkushtuar totalisht karrierës së saj, duke lënë pas dore në një farë mënyre edhe pasionin dhe talentin tjetër, muzikën.

E në fakt, të qenit modele për marka të njohura ndërkombëtare është kulmi i një rruge që përveç ka qenë e mbushur me punë, po ashtu duhet të ketë pasur plot sakrifica nga ana Oriolës dhe pikërisht këtë na ka zbuluar ajo në një prej postimeve të fundit në Instagram, nga rubrika “Ask me a question” me ndjekësit.

Kështu, pyetjes: ‘Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë?’, Oriola i është përgjigjur: ‘Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut’, duke nënkuptuar kështu se tashmë modelingu është prioriteti i saj dhe muzika me gjasë nuk do të jetë një karrierë që do ta vazhdojë, të paktën momentalisht.

 

Bashkangjitur me përgjigjen ajo ka ndarë edhe një moment të sajin në skenë, duke kënduar, gjë që na e ka treguar edhe më parë, teksa kemi parë se Oriola ka një zë fantastik edhe për muzikë klasike, por që do të mbetet një talent i paeksploruar për modelen pasi e ka “sakrifikuar” për suksesin në këtë fushë.

Gjithsesi, nuk i dihet, asnjëherë nuk është vonë për dicka të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE